Wednesday, 27 February 2013

Bayerni, më i forti në Gjermani

http://www.dailymotion.com/video/xxu57y_bayern-1-0_creation#from=embediframeBayerni i Munichut ka shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dortmundit në Allianz Arena, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Nga fillimi u zhvillua lojë tejet e shpejtë me shumë raste shënimi nga vendasit, por jo edhe nga mysafirët.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 43-të nga Arjen Robben, që realizoi një gol fantastik, për të bërë tejet nervoz trajnerin kundërshtar, Jurgen Klopp.
Në pjesën e dytë Bayerni qëlloi dy herë shtyllën dhe ishte shumë pranë golave tjerë, përderisa Dortmundi nuk arriti të thyejë fazën e fortë defensive të bavarezëve.
Bayerni kualifikohet në gjysmëfinale pas kësaj fitore dhe do të takohet me Stuttgartin.
Kjo fitore pos kualifikimit po ashtu përfundimisht hell poshtë të gjitha dyshimet për ekipin më të mirë gjerman, që deri para kësaj ndeshje u konsiderua të jetë Dortmundi.

No comments:

Post a Comment